HomeShowbiz

Drake shpallet artisti më i dëgjuar për vitin 2018

Sipas Spotify, Drake është zgjedhur si artist i këtij viti me këngët më të dëgjuara në Spotify.

Reperi 32-vjeçar ka qenë mjaft aktiv me projekte dhe bashkëpunime, të cilat i sollën suksese të mëdha.

“Scorpion” dhe “God’s Plan” ishin albumi dhe kënga më e dëgjuar e vitit 2018. Pas Drake, vijnë Post Malone, XXXtentacion, J Balvin dhe Ed Sheeran.

Ndërsa sa i përket femrave, Ariana Grande është shpallur si këngëtarja më e dëgjuar për vitin 2018.

 


TË NGJASHME