HomeShowbiz

Dramë në horizont! Meghan Markle duhet ti kërkojë falje Priyanka Chopra!

Dukesha Meghan Markle dhe mikja e saj e ngushtë Priyanka Chopra raportohet se janë grindur dhe nuk flasin me njëra-tjetrën.

Një burim i brendshëm për “Page Six” tha se dyshja e ka prishur raportin që kur Meghan Markle nuk pranoi ftesën për dasmën e Priyanka-s me Nick Jonas në dhjetor.

Fillimisht, u njoftua se Meghan zgjodhi të mos shkonte në dasmë për shkak të shtatzënisë së saj, por udhëtimet në Nju Jork dhe Marok na bënë të dyshojmë.

“Priyanka u ndje e shkatërruar. Miqësia e tyre do të marrë fund nëse Meghan nuk i kërkon ndjesë”, citohet të ketë thënë burimi.

 

 

 

Kjo gjë tingëllon dramatike, e megjithatë një tjetër burim thotë se nuk ka asnjë problem midis dy vajzave, ato janë shoqe dhe gjithçka është e pasaktë dhe e pavërtetë.

Priyanka Chopra është një yll i madh ndërkombëtar dhe ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Ajo ndoshta është më e famshme në mbarë botën sesa Meghan.


TË NGJASHME