Drejt fundit ‘telenovela’ de Ligt, mbrojtësi pranë nënshkrimit me Juventus

Juventus – de Ligt, është një nga ato tratativa të kësaj merkato që pritet të mbyllet me sukses. Pas shumë ofertash, mesa duket drejtuesit e klubit italian janë pranë arritjes së një marrveshjeje me yllin holandez. Nga ana tjetër edhe Ajax, ka pranuar ofertën e Juventus prej 70 milionë eurosh. Për de Ligt, Juventus është duke përgatitur një superofertë që do ta shndërrojë në futbollistin e dytë më të paguar në Serie A.
Holandezi pritet të përfitoj 12 milion euro neto në sezon, plus bonuse të ndryshe. De Ligt është shumë komod me kushtet që i ofron Juventus, mbi të gjithë kushtin e tij të panegociueshëm, të jetë titullar dhe protagonist. Barcelona dhe PSG me sa duket janë tërhequr nga kjo tratativë, duke qenë të vetëdijshëm se lojtari ka zgjedhur “Zonjën e Vjetër”. Një rol shumë përcaktues në këtë marrëveshje ka pasur dhe Mino Raiola, agjenti i tij. Një detaj që mbetet për tu përcaktuar ka të bëjë me klauzolën e largimit, drejtuesit e Juves dëshirojnë të vendosin menjëherë një klauzolë largimi prej 150 milion euro.

Ndërkohë, përsa i përket merkatos së “Zonjës së Vjetër”, sipas mediave italiane këtë të mërkurë pritet të zyrtarizohet edhe Adrien Rabiot. Këtë të mërkurë, pritet që gjithçka të bëhet zyrtare, kurse prezantimi i Rabiot do të bëhet në 1 korrik. Rabiot është goditja e dytë me parametra zero pas Aaron Ramsey.