HomeSport

Drejt largimit nga Arsenal, Xhaka habit me skuadrën e re

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është afër transferimit në Gjermani tek Hertha e Berlin, e cila duket se ka fituar garën me klubet e tjera të interesuara. Këtë gjë e ka zbuluar vetë agjenti i Xhakës, Jose Noguera i cili ka folur për blick.ch.

“Unë e them me shumë sinqeritet dhe ndershmëri, ne pajtohemi me kushtet e Hertha Berlin. Këtë gjë ia kemi thënë edhe kreut të klubit të Arsenal, Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv Edu Gaspar, si dhe trajnerit të ri Mikel Arteta. Arsenali është i informuar për të gjitha hapat. Lojtari dhe Hertha janë dakord me kontratën. E gjithë kjo mbetet që klubet të arrijnë marrëveshjen për çmimin e kartonit”, ka thënë agjenti i Xhakës. Sipas medias zviceriane oferta për Xhakën do të ishte rreth 25 milion euro.


TË NGJASHME