HomeSport

Drejt zyrtarizimit, Etrit Berisha me skuadër të re

Edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare, për mediat italiane, transferimi i Etrit Berishës te Spal është çështje e mbyllur. Në këtë mënyrë, Berisha do të largohet nga Atalanta për të vazhduar një aventurë të re te Spal. Fillimisht ishte “Sky Sports”, që bëri publik këtë lajm, ndërkohë që menjëherë pas saj lajmi u përhap me shpejtësi. Portieri i kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojë të enjten vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet me skuadrën nga Ferrara.

Kjo është zgjidhja më e mirë për Etrit Berishën, që humbi rolin e titullarit te Atalanta në pjesën e dytë të sezonit të shkuar. Në kampionatin e fundit italian, ai luajti 18 ndeshje, ndërsa për shkak të disa gabimeve u detyrua të qëndronte në pankinë gjatë ecurisë spektakolare të skuadrës bergamaske, që për herë të parë do të luajë në Champions. Te Spal, Berisha do ta ketë të sigurtë vendin në formacion, çka do t’i mundësojë të luajë me vazhdimësi në Serie A.


TË NGJASHME