HomeSociale

Drejtoi i Urgjencës Kombëtare: Do të kemi shifra më të ulëta të të prekurve nëse …

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se maska duhet të mbahet me detyrimnë ambientet e mbyllura që të frenohet përhapja e COVID 19.

Brataj tha se nëse do ketë ndërgjegjësim nga na e komunitetit për mbajtjen e maskës, do kemi për 3 javë shifra më të ulëta të të prekurve nga virusi.

“Po është diskutuar para 3 ditësh në mbledhjen e komitetit. Tani janë liruar masat, është hapur edhe transporti publik. Po diskutohet se ka studime të fundit që virusi qëndron edhe në ajër, këto nuk janë vërtetuar, por ne të gjithë e kemi dhënë rekomandimin për mbajtjen e maskës. Studimet tregojnë që në plastikë virusi qëndron deri në 72 orë. Nuk është plazhi, uji që të infekton, por ambienti i mbyllur ku mund të qëndrosh.

Maska dhe doreza ka qenë e rekomanduar, jo e detyruar. Duke parë kushtet e të nxehtit që askush nuk i ndërron dorezat kur shërben, edhe po t’i dezinfektosh asaj nuk i bëhet 100% dezinfektim ne kemi rekomanduar se është më e rrezikshme mbajtja e tyre se sa mos mbajtja e dorezave. Maska duhet të bëhet detyrim ,të mbron 70%, kurse dorezat jo. Po të zbatohen këto masa që themi për 3 javë do kemi rënie deri në 60% të infektimeve…”,- tha Brataj

K.S/Gotanews


TË NGJASHME