HomeSociale

Drejtoresha e QSHA informon mbi përmbatjen e testit të Maturës Shtetërore

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi ka njoftuar mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore.

Vrapi njoftoi se janë publikuar testet të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online.

“Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP).”-ka thënë ajo nëpërmjet një video-mesazhi për maturantët.

Ndër të tjera, Drejtoresha e QSHA shprehet gjithashtu se “kujdesi i çdo specialisti hartues-testi në QSHA është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.

Linku për programet e reja orientuese për testet e Maturës Shtetërore: Programi

K.S/GotaNews


TË NGJASHME