HomeSociale

Drejtoresha e Tatimeve thirrje të fortë tatimpaguesve

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj në një turi komunikimi të drejtpërdrejtë me bizneset në kryeqytet tha se janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës.

“Janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës. Të gjithë tatimpaguesit duhet të aplikojnë brenda datës 5 qershor që të bëjnë aplikimet për punonjësit, në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin”, -tha ajo.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME