HomeLajmi i Fundit

Drejtorët e rinj/ Ndryshime në burgjet shqiptare, nga Saranda në Fushë-Krujë

Ministrja e Drejtesisë, Etilda Gjonaj ka firmosur ndryshime në krye të kupolës drejtuese të burgjeve ku jo vetëm janë kryer emërime të reja por edhe janë bërë një sërë ndryshimesh nga një burg në tjetrin.

Burgu i Fushë Krujës kalon në Durrës, ai i Durrësit do të jetë i komanduar, kurse Burgu 313 kalon në Fushë Krujë.

Burgu i Gjirokastrës kalon në Sarandë edhe ai i Sarandës në Gjirokastër.

Ndërsa burimet tha se Aurel Jazxhi emërohet në krye të IEVP Mine Peza (302) dhe Eduart Strugaj emërohet në krye të IEVP Jordan Misja (313).