HomeBotë

Drejtori i CIA-s takohet me Kim Jong Un

Raportimet e mediave kanë njoftuar se drejtori i CIA-s , Mike Pompeo është takuar me liderin koreano-verior, Kim Jong Un në kohën kur Trump dhe Kim pritet të takohen me njëri-tjetrin.

Raportimet për takimin në mes të Kimit dhe Pomepos janë bërë të ditura nga The Washington Post, e cila ka thënë se të dy janë takuar në një vizitë sekrete në Korenë Veriore gjatë fundjavës së Pashkëve.

Ky takim, ndonëse i fshehtë , ka shënuar edhe kontaktin kaq të afër të Amerikës me Korene  e Veriut që nga viti 2000.

Një samit në mes të Kim Jong Un dhe Trump pritet të ndodhë në muajt vijues, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike nga shumë vende botërore për të zgjidhur konfliktin për programin bërthamor të Koresë Veriore/tiranapost.al


TË NGJASHME