HomeSociale

Drejtori i ri i Burgjeve, ja kush do zëvendësojë Stefan Çipën

Pas shkarkimit të Stefan Çipës, Agim Ismaili emërohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ai ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike. Ismaili mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga vetë kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi i Stefan Çipës si Drejtor i Burgjeve u bë publik sot. Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Më herët Burgjet janë drejtuar nga Artur Zoto, Arjan Hoxha, Arben Çuko deri sot me Stefan Çipën.


TË NGJASHME