HomeSociale

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ofron 154 shërbime online

Në zbatim të misionit që Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Pronësisë Industriale nëpërmjet regjistrimit të objekteve të saj, si dhe promovimit të këtyre të drejtave në Republikën e Shqipërisë, që nga data 15 Korrik i ofron publikut mundësinë e aplikimit online nëpërmjet portalit të vetëm qeveritar E-albania.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ofron 154 shërbime online, me anë të të cilave tashmë shkurtohet koha e aplikimit dhe evitohet radha pranë sportelit të pritjes.

Ledina Beqiraj, Drejtore e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, u shpreh, se të gjitha shërbimet e DPPI do të ofrohen përmes portalit E-albania, portali i vetëm qeveritar, që ofron të gjitha shërbimet online për publikun.

Sipas Beqirajt, një risi nga ndryshimet ligjore është që tarifa e aplikimit për patentat, kjo për studentët si dhe për pensionistët për të stimuluar inovacionin, ka pësuar një reduktim nga vlera që do të ishte 7000 lekë tani kushton vetëm 100 lekë.

“Një element shumë i rëndësishëm për t’u evidentuar që është shtuar tashmë edhe në ligjin për Pronësi Industriale është që aplikimi për t’u pajisur me çertifikatë të mbrojtjes së objekteve të pronësisë industiale, është që nëse kjo çertifikatë do të kërkohet në mënyrë elektronike, pra me vulë elektronike vlera do të reduktohet në masën 50 %”, theksoi Beqiraj.


TË NGJASHME