HomeLajmi i Fundit

Drejtuesit e universiteteve, Besa Shahini zbulon datën e zgjedhjeve dhe kërkesat që duhet të plotësojnë kandidatët

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka njoftuar se më datën 8 maj do të zhvillohen zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve publike.

Përmes një konference për shtyp, ajo ka deklaruar se fushata fillon më 9 prill dhe çdo kandidat duhet ta nisë 60 ditë mëparë.

Sipas Shahinit, risi këtë herë është se kandidatët duhet të jenë persona me integritet të lartë.

‘Në maj skadon mandati i drejtuesve të universiteteve publike. Data 8 maj 2020, fushata fillon më 9 prill të këtij viti. Konkurrentët duhet të fillojnë fushatën 60 ditë përpara.

Ajo që është risia kësaj radhe është se kam kërkuar që kandidatët duhet të jenë persona me integritet të lartë akademik. Unë pres që ky element të jetë i përfshirë edhe në universitete. Në dhjetor kemi  përzgjedhur platformën dhe duam që praktika antipalgjiatur të zbatohet edhe tek studentët dhe pedagogët’, tha Shahini.