HomeShowbiz

“Dreqi, mendoja se….”, Rina tregon një zhgënjim të saj me lot në sy

Rina Balaj ditën e djeshme u rikthye në rrjetet sociale dhe duket se fansat e saj mezi e kanë pritur. Ata e kanë bërë menjëherë follow në profilin e ri dhe duket se shumë shpejt reperja do të arrijë ndjekësit që ka pasur dikur.

Nga dita e djeshme ajo ka nisur të jetë mjaft aktive me postime dhe nga fotoja e parë u kuptua se Rina edhe gjatë periudhës që ishte larg ekranit ka vazhduar me eksperimentet në look. Ajo shfaqej me flokët rozë dhe paralajmëronte rikthim të fuqishëm.

Ndërsa ditën e sotme me lot në sy reperja ka treguar një ‘hall’ të madh të saj. Këngëtarja ka bërë një foto në ballkon dhe duket se idenë e fotos nuk e ka realizuar siç do të dëshironte dhe për këtë gjë e ka penguar gjatësia e saj.

“Dreqi, mendoja se isha e gjatë”, shkruan Rina në foto dhe shkrimin e shoqëron me një emoji që qan.


TË NGJASHME