Lajme Lajmi i Fundit Rajon

Droga me gomone, lirohen tre skafistët vlonjatë të arrestuar në Greqi

Lihen të lirë tre skafistët vlonjtë të kapur në gomonen e parë nga policia greke. Shqiptarët 25, 42 dhe 42-vjeç, u lanë të lirë me detyrim paraqitje dhe me garanci 10.000 euro secili. 

Ata janë Aleksander Brozi, 25-vjeç, Hajri Shehaj 42-vjeç dhe Renato Dalipaj 42-vjeç, të tre nga Vlora. Në burg është Gjergji Xhezo 35-vjeç.

Vendimi u mor dje nga Prokurori i Volos. Avokati i tyre Dimitri Kontula u shpreh se klientët e tij nuk pranuan të kenë lidhje me grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ngjarjen e 25 shtatorit.

Ata thanë se gomonia e tyre nuk ishte paraprirëse e gomones së dytë ku u kap 35-vjeçari shqiptar që tregoi se ku ishte fshehur droga. Avokati i tyre tha se dy gomonet nuk kishin itenerar të njëjtë dhe nuk kishte ngjashmëri kohore dhe tokësore të veprimtarisë së tyre, pasi njeri u kap në Agistri, tjetri në Psara dhe droga në Piperi.

Sipas avokatit, tre të dyshuarit janë paraburgosur në Mitilini ndërsa dosja shqyrtohet në Volos. Vete të dyshuarit u shprehen se po transportonin 700 litra benzinë nga Agia Marina Koropi në ishullin Psara.

Kjo sasi u gjet nga policia në gomonen e tyre. Ndërkohë 35-vjeçari i arrestuar nuk ka pranuar se i njeh apo ka bashkëpunuar me tre bashkëkombasit e tij. Prokurori vendosi për ta masën e sigurimit detyrim paraqitje 3 herë në muaj në Komisariatin e zonës, ndalim dalje nga Greqia dhe 10.000 euro garanci.

Related posts

Përplasja me policinë, banori në gjendje të rëndë pas gazit lotsjellës

Klaudia gotanews

Mblidhet nesër komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit

Klaudia gotanews

Jeta e shtrenjtë e Zaimina Vasjarit

Mila
Na Kontaktoni!