HomePolitikë

Droga që u kap në MV, Berisha ngre pyetje

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e djeshme që ndodhi në Maqedoninë e veriut, ku u kapën 1.3 ton kokainë.

Berisha thotë se një sasi e madhe kokaine kishte kaluar nga Shqipëria, është zhdukur, duke ngritur aludimet se ky kamion, kishte “pushuar” në Xibrakë.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Berisha ngre pyetjen: “u shkarkuan në afërsi të Xibrakës ku thuhet se prej dy vitesh funksionon një fabrike e madhe mielli i Partise?!?”

POSTIMI I PLOTE

Super xhalo me 1.3 ton kokaine

Zhduket ngarkesa prej 1.3 tone Kokaine

Miq, nje ngarkese prej 1,3 ton kokaine me vlere tregu 300 milion euro u zbulua sot ne nje magazine ne nje fshat te Maqedonise se Veriut. Ngarkesa ishte shkarkuar nga nje anije ne portin Bar te Malit te Zi. Prej aty kokaina e ngarkuar ne kamion ka hyre nga Hani i Hotit ne Shqiperi dhe pas nje pushimi shplodhes ne Xibrake ka kaluar ne Qaf Thane pa i hyre ferra ne kembe!

Mirepo policia e Maqedonise se Veriut njofton se ajo ka konfiskuar gjithsej 1 kg kokaine nga 1,3 ton qe ishte kokaina ne banane dhe se ka arrestuar dy shofere dhe nje magazinier.

Problemi ketu komplikohet dhe lind pyetja se ku shkuan 1299 kg kokaine. U zhduken gjate rruges nga Qaf Thana ne Shkup? Apo u shkarkuan ne afersi te Xibrakes ku thuhet se prej dy vitesh funksionon nje fabrike e madhe mielli i Partise?!?

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME