Lajme Lajmi i Fundit

Drogë, armë e municione. Policia prangos 4 të rinj

Kater djem të rinj janë vënë në prangat e policisë në Kukës në kuadër të operacionit “Kopshti i Skacajve”, i cili po vijon nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të operacionit të koduar “Kopshti i Skacajve”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht:

A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë të DVP Kukës kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Related posts

Trajtimi më i mirë i flokëve gjatë natës

Mila

U tërhoq nga gara për kryebashkiak në Lezhë, Kaçaj: Ja pse zgjedhjet do të shtyhen

Xhensila Gotanews

Shpërthim me tritol në një banesë, një i plagosur

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!