Lajme Lajmi i Fundit

Drogë drejt Athinës, si e pësuan trafikantët shqiptarë në doganë

Një sasi droge prej 91 kg e 150 gramë është kapur në doganën e Mavromatit, në Qafë-Botë, nga policia greke.

Fqinjët raportojnë se lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e një automjeti me targa shqiptare, ndërkohë që ishte prerë dhe gjysma e serbatorit, në mënyrë që të fshihej një pjesë e drogës.

Nga aksioni i policisë greke kanë rënë në pranga dy shtetas shqiptarë, të cilët do ta dërgonin drogën në Athinë. Mjeti kishte kaluar doganën shqiptare pa probleme, por është ndaluar në doganën greke nga oficerët e doganës dhe anti-drogës së Igumenicës.

Related posts

Pas suksesit të ‘Nuk e di’, Era vjen me surpriza të reja

Xhensila Gotanews

Djali i Olldashit krah Bashës, kreu i PD-së: Nderon babain e tij

Xhensila Gotanews

Pesë arsye për të ngrënë mollë rregullisht

Mila
Na Kontaktoni!