HomeRajon

Drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, në pranga tre persona

Aksioni më i fundit i policisë së Malit të Zi, të cilët pas një hetimi të kryer kanë vënë në pranga tre shtetas nga Podgorica nën akuzën e se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa nga Shqipëria drejtë Malit të Zi.

Atyre u është sekuestruar në cilësinë e provës materjale e ndarë në katër thasë me një peshë prej 258 kg e dyshuar si kanabis sativa. Sipas Policicë kufitare malazeze “Në vendin e quajtur Sharove Topole në territor të Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, të cilat u gjeten një një furgon, e cila pasi është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejtë Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin fqinj.

Në pranga kanë rënë shtetasit malazez  Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviq 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçeviq 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë. Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejtë Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës”.

20190605160648_46a176554a2625cf2ccd532f459e311ecbbca3ab791c75d016062452f5c49eb5

Policia malazeze gjatë dy muajve të fundi ka sekuestyruar sasi të mëdha të kanabist e cila dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria.

Në bashkëpunim me homologët shqiptar po punohet në identifikimin e rrjetit të trafikantëve, ndërsa mësohet se ky trafik është kthyer në një problem për vendin fqinj pasi është zgjëruar harta e kalimit të drogës duke filluar nga grykëderdhja e lumit Buna deri në Vermosh, në skajin më verior të vendit.


TË NGJASHME