HomeShowbiz

Dua Lipa, 4 nominime në “Billboard Music Awards”

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare ka arritur të bëhet në një ndër zërat më të rëndësishëm në industrinë e muzikës duke bërë krenarë gjithë shqiptarët në botë.

Dua ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm sidomos përgjatë vitit që lamë pas, me publikimin e albumit “Future Nostalgia”, në një kohë kur bota po përballej me pandeminë e koronavirusit.

Njerëzit u dashuruan pas këngëve të albumit dhe këngëtarja u vlerësua si “mbretëresha” e karantinës. Pas performancës në Grammy, ku bëri botën të kthente sërish sytë tek ajo, Dua u vlerësua në “Latin American Music Awards” me çmimin ‘Favorite Artist- Crossover’.

Së fundmi, ajo është nominuar dhe për katër kategori të tjera të rëndësishme në “Billboard Music Awards”, të cilat janë çmimi për “100 artistët më të mirë”, “Kënga më e mirë radio”, “Artistja më këngën më të mirë në radio” dhe “Artistja më e mirë femër”.


TË NGJASHME