HomeShowbiz

Dua Lipa bëhet bashkë me UNICEF: Kjo përvojë më hapi sytë!

Rita Ora vizitoi Kosovën, për tu ardhur në ndihmë famlijeve në nevojë , e tanimë, një tjetër këngëtare shqiptare është bërë pjesë e UNICEF. Dua Lipa, ka vizituar Libanin, ku pas qëndrimit 3-ditor është me vështirësitë e shumta që përballen familjet refugjate në kampet e strehimit. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur kur të gjithë të tjerët po festonin Coachella.

Nga postimet e shumta në Instagram, Dua Lipa ka treguar se kjo përvojë bëri që ti hapen sytë, për situatën e vështirë që po kalojnë këta njerëz.

Lipa, thekson se fëmijët janë e ardhmja dhe se të gjithë duhet të kujdesemi për ta.Ndërsa, nuk harron të përmend, se ajo vetë ka një lidhje personale me këta njerëz që braktisin shtëpitë e veta jo nga dëshira


“Kalova përvojën më të madhe që më hapi sytë në Liban për 3 ditët e fundit duke punuar me UNICEF, ku kam takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve përmes programit të trajnimit të të rinjve dhe ndërtimit të aftësive. Në veçanti dëshiroj të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë, në të cilën ndodhen për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia.


Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshnin dhe buzëqeshin në një situatë të keqe. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë, kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”.


TË NGJASHME