HomeShowbiz

Dua Lipa dhe Andrea Bocelli publikojnë këngën ‘If Only’

Italiani ka publikuar një këngë që është pjesë e albumit më të ri për të cilën ka bashkëpunuar me këngëtaren tonë, Dua Lipën.

“If Only” titullohet bashkëpunimi i tyre, që njëherësh është kënga e katër e albumit të këngëtarit, që do të mbajë titullin “Si”.

Kënga është një baladë klasike dhe bukuroshja jonë këndon në gjuhën angleze gjersa Andrea në gjuhën e tij amtare, italiane.

Ndërkohë, 23-vjeçarja nga Kosova, vetëm pak ditë më parë ka sjellë edhe një tjetër bashkëpunim me grupin Black Pink, këngën e titulluar “Kiss and make up”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Gjithashtu , Lipa është duke punuar në projekte të reja muzikore për albumin e dytë që do ta nxjerrë në shtije shumë shpejt. 


TË NGJASHME