HomeShowbiz

Dua Lipa dhe Anwar Hadid marin vendimin e rëndësishëm, ja për çfarë bëhet fjalë

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë kthyer në çiftin më të komentuar në media, të cilët nuk kanë ngurruar të dalin hapur së bashku në publik dhe romancën e tyre t’ia tregojnë gjithë botës.

Ajo u filmua në momente intime me 20-vjeçarin, të cilin ia ka prezantuar edhe familjarëve të saj.

Në vetëm dy muaj lidhje, këngëtarja shqiptare dhe vëllai i motrave Hadid, kanë marrë vendimin e rëndësishëm për marrëdhënien e tyre dhe kanë vendosur të bashkëjetojnë.

Ata po mendojnë të marrin një apartament në New York, për të jetuar të dy. Një detaj që e bën këtë zhvendosje edhe më të arsyeshme është angazhimi i Duas me muzikë pasi që Lipa tani do filloj punimet për këngët e reja.

Kujtojmë se teksa ishte i pranishëm në “Sunny Hill Festival” së bashku me Dua Lipën, Anwar rrëmbeu zemrat e shqiptarëve me gjestin e shqiponjës me dy duar dhe kërcimin e valles së Tropojës.


TË NGJASHME