HomeShowbiz

Dua Lipa duket shik në të zeza, teksa drejtohet për në studiot e BBC-së në Londër

Ajo ka qenë e zënë duke promovuar albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet i plotë brenda dy muajsh.

Dhe Dua Lipa vërtetoi se po vazhdon të jetë shumë e zënë teksa u drejtua për në studiot e BBC-së në Londër përpara paraqitjes së saj në “One Show” të martën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “One Kiss”, 24 vjeçe, dukej bukur e veshur me një mini fustan të zi, të kombinuar me një palë geta që vinin në pah këmbët e saj.

Këngëtarja e kompletoi pamjen e saj me një palë çizme, teksa lëvizte me siguri nëpër rrugët e kryeqytetit anglez.

Muzikantja fituese e çmimeve “Grammy” ruajti pamjen e saj me temë të errët, përderisa edhe makijazhin e kishte realizuar në ato nuanca.

Muajin e kaluar, tre këngë të reja nga albumi i saj i ardhshëm morën dhenë në internet përpara daljes së saj zyrtare më 3 prill – datë kjo në të cilën ajo ka paralajmëruar publikimin e plotë të albumit “Future Nostalgia”.

Përveç orarit të saj të ngjeshur, Dua kalon shumë kohë cilësore me të dashurin e saj Anwar Hadid, 20 vjeç, në New York, dhe dyshja dyshohet se u zhvendosën për të jetuar në këtë qytet me njëri-tjetrin pas vetëm dy muajsh takime mes vete.


TË NGJASHME