HomeShowbiz

Dua Lipa ‘elektrizoi’ skenën e “Sanremo 2020” në Itali

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin e madh, “Sanremo 2020”, në Itali.

Ajo u ngjit në skenën e së premtes veshur me një fund të shkurtër të zi, të ndërthurura me dorezat dhe të brendshmet me material sateni në pjesën e sipërme, shkruan DailyMail.

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Dua tërhoqi edhe më shumë vëmendjen me kombinimin që i kishte bërë veshjes me një palë çizme të lëkurës.

Krijuesja e hitit “New Rules”, 24 vjeçe, dukej tejet atraktive dhe provokuese me veshjen e saj, ndërsa elektrizoi skenën e festivalit italian me interpretimin e këngës “Don’t start now”.

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Ajo nuk është shqiptarja e vetme që këtë vit është ngjitur në festivalin e “Sanremos”, pasi një më parë, natën e dytë të këtij festivali e ka prezantuar moderatorja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu.

Dua Lipa përndryshe është duke punuar në albumin e saj më të ri “Future Nostalgia”, që do të publikohet i plotë më 3 prill 2020.

Dua Lipa befasohet me një tufë me lule në skenë nga producenti ekzekutiv i “Sanremo 2020”, Amadeus (Foto: EPA)

Ndërkohë, “Sanremo 2020” pret sonte të zhvillojë natën finale, nga ku fituesi i përzgjedhur do të jetë këngëtari që do të përfaqësojë sivjet Italinë në “Eurovision 2020”, që mbahet në Holandë. 

Dua Lipa në “Sanremo 2020” (Foto: EPA)


TË NGJASHME