HomeShowbiz

Dua Lipa ja si duket pa make up

Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret që po korr më shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Përveç vokalit të mahnitshëm dhe fitimit të shumë çmimeve ndërkombëtare, ku mund të përmendim dy Grammy, këngëtarja ka edhe një bukuri të admirueshme.

Të gjithë e kemi parë dukjen perfekte të Dua Lipës, veshjet, fytyrën në dukje perfekte e gjithçka tjetër, por në fakt nuk qenka ashtu siç e mendonim ne.

Nëse këngëtarja me famë botërore nuk do të merrte guximin të shfaqej këtë të enjte para fansave të saj, nuk do ta merrnim vesh kurrë se edhe ajo paska probleme me lëkurën siç kemi të gjithë ne të tjerët.

Dua Lipa ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory e cila shfaqet pa pike grimi duke na treguar edhe puçrrat që ajo ka në fytyrë dhe përkujdesjen e saj e cila e ka lyer atë me një krem kundra akneve.

“Lëkura ime nuk është e lumtur”- ka shkruar këngëtarja.

-640-0-5d4c88b368acc.jpg

TË NGJASHME