HomeShowbiz

Dua Lipa jep lajmin e madh, DJ me famë botërore vjen në Kosovë

Festivali i madh ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, edhe këtë vit pritet të mbahet në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, me 2, 3 dhe 4 gusht.

Një prej emrave që do të jetë i pranishëm është edhe këngëtari dhe Dj i famshëm Carvin Harris. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Dua Lipa e cila së bashku me të atin janë organizatorë të këtij eventi të rëndësishëm.

Lajmin e madh, këngëtarja e ka dhënë përmes një videoje ku Calvin flet për udhëtimin e tij drejt Kosovës këtë verë!

“Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se Calvin Harris do të vijë në Prishtinë për Sunny Hill Festival në datat 2, 3 dhe 4 gusht. Jam mirënjohëse për të gjithë miqtë që do të vijnë në Kosovë, duke e bërë këtë gjë të mundur, duke na mbështetur ne dhe rininë e Kosovës për një të ardhme më të ndritur!”, shkruan këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/BzFEM3ihooM/

Dua dhe Harris, bashkë kanë fituar me këngën “One Kiss”, cmimin BRIT Awards për këngën më të mirë të vitit në Britani të Madhe.


TË NGJASHME