HomeShowbiz

Dua Lipa largohet e trondítur nga Meksika pas tërmetit, në arratisje tregon se kush është i dashuri i saj

Dua Lipa ishte vetëm dy ditë në Mexico City dhe pati përvojën fatkeqe të një tërmeti të fortë që u ndje këtë të hënë në kryeqytetin e vendit prej 7,7 gradë Rihter. Sapo hipi në aeroplan, vendi u godít nga një pasgoditje e fortë 6,9 Rihter në agimin e të së enjtes.

Këngëtarja, zhvilloi një koncert në kryeqytetin meksikan, në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”. “Rroftë Meksika! Jam shumë mirënjohëse, e lumtur dhe shumë e emocionuar që jam këtu”, tha ajo gjatë performancës së saj në Foro Sol në Mexico City.

Më pas në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve nga térrori i tërmetit.

Ishte ora rreth 1:30 e mëngjesit të së enjtes, sipas kohës lokale, kur ra tërmeti dhe dukshëm Dua Lipa ishte e trondítur.

Nga kjo “arrati” është zbuluar edhe i dashuri i Duas!

Një nga shoqëruesit e këngëtares në momentin e tërmetit u identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper.

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit.

Me atë rast, Piper u kap duke folur në veshin e Dua Lipës dhe të dy treguan kimi të shkëlqyer. Aron Piper është një model, aktor dhe këngëtar spanjoll i cili që nga viti 2018 mori pjesë në serialin e Netflix “Élite”./ Përgatiti GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME