HomeShowbiz

Dua Lipa me fat, ja ç’ka bërë Anwar për të

Pas periudhës së vështirë të karantinës, çifti i njohur Dua Lipa dhe Anwar Hadid u zhvendosën në SHBA, pranë familjes së 20-vjeçarit.

Ditën e djeshme Anwar dhe Dua janë parë duke drekuar në Nju Jork dhe si gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e paparacëve.

Autorja e hitit “New Rules” dukej në formë shumë të mirë, e veshur me të zeza nga koka te këmbët, duke mos harruar ta kompletonte veshjen e saj me një palë syze dhe me një maskë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve këtë herë është fakti se çantën e saj e mbante Anwar, i cili për shëtitje zgjodhi një xhaketë ngjyrë hiri e po ashtu kishte vënë maskë të bardhë.

Edhe një herë modeli i njohur na vërtetoi se është një gentelman i vërtetë dhe Dua s’mund të kishte një partner më të mirë në krahë.


TË NGJASHME