HomeShowbiz

Dua Lipa në Top 5 të Billboard Hot 100

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të dëshmojë sukseset e saj çdo ditë e më shumë.

Ylli shqiptar, e cila tashmë jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur të zërë vend sërish në Top 10 e listave amerikane.

24-vjeçarja është renditur e pesta në top-listën prestigjioze të Billboard, ‘Hot 100’, me projektin “Don’t Start Now”.

Dua Lipa në top 5 të Billboard Hot 100 me “Don’t Start Now” (Foto: Billboard)

Kjo renditje e grafikëve bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe internet në Shtetet e Bashkuara.

Ndër tjerash, bukuroshja ka arritur që të hyjë në top 10 të Billboard Hot 100 në vitin 2018 me hitin “New Rules”.

Gjithashtu, edhe dy këngë të tjera të saj ishin në Billboard Hot 100,
“Scared to be Lonely” dhe “Blow Your Mind”.


TË NGJASHME