HomeShowbiz

Dua Lipa përcjell emocion, dedikim prekës për refugjatët

Dua Lipa padyshim është një nga këngëtaret, e cila po na bën të gjithëve krenarë si komb me arritjet e saj në botë.

Ajo është gjithashtu edhe fituesja e dy çmimeve Grammy gjithashtu ajo tashmë është angazhuar edhe me UNICEFIN për t’iu ardhur në mbrojtje fëmijëve që janë të prekur nga lufta.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram, e na ka emocionuar të gjithëve me dedikimin që ju ka bërë refugjatëve.

“Në prill isha me shumë fat që pata mundësi të kisha një eksperiencë në Liban me UNICEF-in. Kam njohur fëmijë refugjatë dhe të rinj, dhe e pashë se sa të fortë e të guximshëm ishin që t’i përshtateshin çdo rrethane në konflikt. Mesazhi im për refugjatët është se ju tashmë jeni më të fortë se sa mendoni që jeni. Të gjithë fëmijëve ju nevojitet një vend i rehatshëm për të pushuar, të luajnë. UNICEF po i mban fëmijët të mbrojtur dhe i bën të buzëqeshin. Ne jemi prapa jush”- ka shkruar këngëtarja.


TË NGJASHME