HomeShowbiz

Dua Lipa publikon video nga fëmijëria duke folur shqip

Këngëtarja e famshme Dua Lipa nuk ka nguruar në asnjë moment që të tregojë origjinën e saj.

Këngëtarja nga Kosova është e lidhur me vendlindjen e saj dhe vazhdimisht tregon për prejardhjen e saj.

Ndërkohë, ajo ka publikuar në profilin e saj “Instagram” një video të rrallë kur ajo ka qenë fëmijë.

Ajo po e prezantonte motrën e saj Rina Lipa për kamerën, derisa babai i saj po e xhironte me kamerë.

Dua Lipa si një 3 vjeçare, është shumë e ëmbël në këtë video që sapo e publikoi në Instagram. Këngëtarja flet në gjuhën shqipe dhe tregon se vogëlushja në fjalë është motra e saj e po ashtu prezantohet edhe vet e thotë: “Unë jam Dua Lipa”.

“Duke folur në gjuhën shqipe dhe duke bërë një shfaqje të vogël para kamerës me beben Rina Lipa. Kush mund të mendoj se çfarë po them. Më mungon familja ime sot më shumë se kurrë më parë” ka shkruar Dua përkrah videos.

 

 

 

 


TË NGJASHME