HomeShowbiz

Dua Lipa reagon për herë të parë pas kritikave për videot me striptistet

Artistja shqiptare Dua Lipa, pas mbarimit të “Grammy Awards 2020” të dielën, frekuentoi një klub nate.

Ajo u thirr nga shoqja e saj, këngëtarja Lizzo, për të festuar çmimin që kjo e fundit fitoi në “Grammy”, kështu ato vendosën të harbohen së bashku në një klub nate ku kishte edhe striptiste femra.

Madje në rrjetin social Twitter filluan të qarkullojnë video, të cilat shfaqnin Duan duke u hedhur parastriptisteve femra, e kjo gjë i ka lënë të pakënaqur një pjesë të mirë të fansave të saj.

Dua Lipa në “Grammy Awards 2020” (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ata i cilësuan këto imazhe si anti-feministe, seksiste dhe nënçmuese si femra ndaj femrës.

Si rrjedhojë, në rrjetet sociale u krijua një hashtag i tutulluar #dualipaisoverparty, ku disa adresuan kritika dhe bënin thirrje për bojkotimin e muzikës së saj, e disa të tjerë të njëjtin hashtag e përdorën për të arsyetuar atë që bëri, duke e cilësuar si diçka normale.

Deri më tani nuk kishte asnjë reagim nga vet këngëtarja në lidhje me këtë ngjarje, ndonëse për këtë gjë raportuan disa nga tabloidet më të njohura botërore.

Mirëpo, mbrëmjen e së enjtes, Dua vendosi që të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar në “Grammy Awards”, duke shkruar në mbishkrimin e saj se ajo çfarë bëri në aftër-party ishte diçka normale, thjeshtë po mbështeste gjininë e njëjtë që po ushtronte atë ‘profesion’ në klub nate.

“Lizzo na ftoi në një natë të çmendur vajzash për të festuar fitoret e saj në “Grammy” dhe unë e dija saktësisht se çfarë duhej të bëja. Mbështetje për bandën e vajzave lokale”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Me këtë, ajo sikur deshi të arsyetojë hedhjen e parave që iu ka bërë atyre kërcimtare, duke e cituar si mbështetje dhe shpërblim për punën që ato vajza po bënin aty. 

Dua Lipa (Foto: Gregg DeGuire/Getty Images/Guliver)


TË NGJASHME