HomeShowbiz

Dua Lipa rrëmben tre çmime në “The Global Awards 2021”

Pas suksesit fenomenal të albumit të saj “Future Nostalgia, Dua Lipa ishte fituesja me më shumë çmime të fituara në The Global Awards 2021. Këngëtarja me origjinë shqiptare u emërua si femra më e mirë, artistja më e mirë britanike dhe hiti i saj “Mos fillo tani” ishte kënga më e luajtur në të gjithë stacionet radiofonike të Global në vitin 2020.

Dua rrëmbeu çmimet kryesore si: “Best Female”, “Best British Act” dhe “Most Played Song of the Year”.

Dua Lipa ka fituar plot 3 çmime mjaft të rëndësishme në “Global Awards 2021”. Për shkak të masave kundër Covid-19, ky event nuk u mbajt në një sallë, por fituesit u shpallën online.

Dua Lipa është artistja e parë e të gjitha kohërave që ka fituar kaq shumë çmime në këtë event, me një total prej 6 të tilla.


TË NGJASHME