HomeShowbiz

Dua Lipa si kurrë më pare në një film te ri

Dua Lipa gjithmonë dëshiron që të sfidojë veten në diçka të re dhe është kthyer në një nga artistet më në zë të momentit.

Filmi “Alita: Battle Angel”,  do të dalë në kinema në 2019-n dhe Këngëtarja e njohur shqiptare do të marrë pjesë në të.

Faktikisht ajo nuk do të jetë aktore në këtë film siç mund të mendonim, por kënga e saj do të jetë kolonë zanore.
Dua lajmin e bëri të ditur vetë  duke berë një postim në rrjetet sociale, dhe tregoi se këngës tashmë i kanë realizuar edhe klip.

Filmi “Alita: Battle Angel” i përket zhanrit triller/fantashkencor dhe do të shfaqet në kinema nga 14 shkurti i 2019-s.


TË NGJASHME