HomeShowbiz

Dua Lipa vjen në Prishtinë/ Artistja jep deklaratën e parë për mediat shqiptare

Dua Lipa ka ardhur në Prishtinë dhe para pak minutash ka mbajtur konferencën e parë për shtyp. Dua foli për festivalin Sunny Hill që starton sonte në Prishtinë dhe zgjat deri më datë 7 gusht, të dielën. 26-vjeçarja u shpreh se ndihet krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj teksa tha se të gjithë vëmendjen e ka tek performnaca e sotme.

“Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë për zemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam patur vetëm të performanca, shpresoj që do të iu pëlqej e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, tha artistja.

Me sa duket këngëtarja do të performojë që natën e parë:

“Do të jetë befasi, është diçka shumë special që është krijuar vetëm për këtë performancë, është një ndjesi shumë e mirë që të performoj në Prishtinë, nuk ka ndjenjë më të mirë, energjinë që ma jep, mezi pres me i ndje ato emocione para se të dalë në skenë”.

Ndërkohë, Dua Lipa motivoi të rinjtë shqiptarë që të ndjekin ëndrrat e tyre:

“Nuk ka rëndësi sa e madhe është ëndrra mund të arrish nëse ke një qëllim, nëse e beson, vazhdoni të ëndërroni sepse çdo gjë është e mundur, jam këtu për të ju mbështetur.”

Mes të tjerash Dua tha se shpreson që të bëhet sa më parë liberalizmi i vizave për Kosovën dhe të rinjtë të kenë sa më shumë mundësi të depërtojnë në Evropë.

“Mendoj që kemi shumë mundësi që mund të zgjerohemi në botë, shpresoj që të kemi liberalizimi të vizave dhe të depërtojmë në Evropë dhe me promovimin e festivalit të sjellim këtë energji pozitive dhe historinë e bukur të vendit tonë dhe të kemi mundësinë ta bëjmë këtë sa më shpejt.”


TË NGJASHME