HomeShowbiz

Dua Lipa zgjedh fotografi nga fëmijëria për të uruar ditëlindjen e babait të saj

Dua Lipa, është treguar gjithnjë krenare për origjinën e saj.

Ajo e ka cekur në shumë intervista se është e lumtur që ka prejardhje nga prindër shqiptar, teksa ka cituar babanë e saj, Dukagjinin, si një ndër njerëzit më meritorë për atë që ajo është sot – një artiste e madhe.

Babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, njëherësh ish-frontmen i grupit “ODA”, feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 51-të.

Dukagjin Lipa (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)

E bija e tij, që frymëzim për t’u bërë këngëtare e pati gjithmonë babanë e saj, u kujdes që në këtë ditë të veçantë, ta urojë si më së miri të atin e saj në përvjetorin e tij të 51-të.

Dua publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të realizuara me Dukagjinin kur ishte e vogël, ndër to mund të shihen edhe imazhe nga koha kur familja kalonin së bashku pushimet në Ulqin.

“Një tjetër xhiro rreth diellit – Gëzuar Ditëlindjen për Merman-in (i referohet sirenës mashkull) tim të preferuar, të duam ty kaq shumë! Faleminderit për gjithë dashurinë, përkrahjen, udhëzimin dhe qeshjet që na dhuron të gjithëve çdo ditë. Jemi kaq me fat, Anesa, Rina dhe Gjin Lipa”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet për babanë e saj që 24-vjeçarja ka pranuar nga fansat e saj në hapësirën për komente.


TË NGJASHME