HomeShowbiz

Dua Lipës i realizohet ëndrra

Bukuroshja jonë, Dua Lipa po vazhdon të korr suksese të njëpasnjëshme në rrafshin ndërkombëtar me projektet dhe koncertet muzikore.

Ajo ka pasur gjatë këtij viti që po lëmë pas shumë këngë të reja si dhe ka fituar një numër të konsiderueshëm të çmimeve të huaja, ku së fundi  është nderuar me çmimin ‘Depërtimi i vitit’ nga Variety.

Zeshkania ka arritur së fundi të realizojë ëndrrën e saj të ‘pushtimit të ballinës së revistës, “Vogue”. Kjo e fundit ka përzgjedhur që muajin e parë të vitit 2019 ta ketë  23-vjeçaren jonë.

Me këtë rast, Lipa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Intagram teksa shihet duke pozuar për revisten.

Dua shfaqet e veshur me fustan të bardhë me pupla gjersa shprehet se është një ëndërr që u bë realitet dhe i kërkon “të gjithëve ta pickojnë”.

“Ëndrra mu realizua, Më pickoni, më pickoni. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin”, ka shkruar ndër të tjerash artistja.


TË NGJASHME