HomeShëndeti

Duhani dhe rreziqet që sjell ai!!!

Shumë njerëz e nisin ditën me kafe dhe duhan, por duhani dhe kafja në stomak të zbrazët janë shumë të rrezikshme.

Si kafja ashtu edhe duhani veprojnë si stimulues, të cilët njeriut shumë shpejt ia rregullojnë disponimin dhe e bëjnë atë të kthjellet dhe të jetë i gatshëm për aksionin ditor.

Për më tepër, kafja për shumicën e njerëzve në periudhë afatgjatë është përgjithësisht e shëndetshme. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se ky nuk është kombinimi i preferuar i mëngjesit.

Dihet se duhani është përplot substanca kancerogjene, por disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se cigarja e ndezur në mëngjes herët është dukshëm më e pashëndetshme se të gjitha cigaret e mëvonshme.

Pirja e kafesëstomak të zbrazët herët në mëngjes stimulon sekretimin e acidit klorhidrik në sistemin e tretjes. Kjo mund të jetë veçanërisht problematike për njerëzit që vuajnë nga ulcera dhe gastriti.
Steven Brensteter nga universiteti shtetëror i Pennsylvanisë, udhëheqësi i studimit të kryer  me mostrat e 2.000 duhanpirësve të rritur, është shprehur: “Kemi zbuluar se duhanpirësit që pinë duhan menjëherë pasi të zgjohen kishin nivele më të larta të NNAL-it kancerogjen në gjak në krahasim me duhanpirësit të cilët e kishin shtyrë cigaren e parë për gjysmë ore apo më shumë, dhe atë pavarësisht se sa cigare i kishin pirë më vonë gjatë ditës”.

Kafja gjithashtu mund të shkaktojë iritim të zorrës së hollë dhe të çojë në spazma, dhimbje dhe sindromin e zorrës irritabile, e cila në vitet e fundit diagnostikohet gjithnjë e më shumë. Gjithë këtë kafja do ta shkaktojë më fortë nëse e pimë në stomak të zbrazët.
Ekipi grek i shkencëtarëve nga Shkolla Mjekësore në Athinë ka zbuluar se duhani, kur konsumohen në të njëjtën kohë me kafenë, shkakton ngurtësim më të madh arterial se kur konsumohen veç e veç, në kohë të ndryshme.
Ngurtësimi arterial pengon qarkullimin e gjakut dhe vepron keq në shëndetin e zemrës.

Në qoftë se ju do ta lini duhanin, atëherë do të:

1. Jetoni më gjatë. Nëse e lini duhanin rreth moshës 35-39 vjeç, atëherë ju do
t’i shtoni t jetës tuaj rreth 6 – 9 vjet. Nëse e lini duhanin rreth moshës 65 – 69 vjeç rritet shpresa për të jetuar dhe me 1-4 vjet.
2. Ulni rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ndërprerja e duhanit e
ul me 50% rrezikun për atakun kardiak dhe vdekjen nga sëmundjet kardiake.
3. Ulet rrezikun për HTA, AVC, sëmundje të arterieve periferike.
4. Ulni rrezikun për zhvillimin e diabetit, sëmundjeve të ndryshme të mushkërive,
ulcerës.
5. Ndjeheni më mirë. 
6. Dukeni më bukur. Ndërprerja e duhanit parandalon shfaqjen e rrudhave në
fytyrë, zverdhjen e dhëmbëve, përmirëson lëkurën tuaj dhe largon erën e keqe të rrobave dhe flokëve tuaj.
7. Përmirësoni aftësinë për të shijuar dhe për të nuhatur.
8. Kurseni para.


TË NGJASHME