HomeShëndeti

Duhet larë fytyra në dush apo jo? Dermatologët tregojnë mënyrën e duhur për mos të dëmtuar lëkurën

Nëse kërkoni “A duhet ta lajmë fytyrën në” në Google, ka shumë artikuj që do t’ju thonë që nuk duhet bërë për arsye të ndryshme. Por a është në të vërtetë kaq keq?

Nuk ka asnjë përgjigje të drejtë ose të gabuar plotësisht, sipas Dr. Verovic. “Gjërat e rëndësishme është që nuk duhet të bëni dushe super të gjata, sepse ndikon në tharjen e lëkurës, kështu që duhet të aplikoni të njëjtën linjë të  menduarit dhe për fytyrën tuaj. Nëse kaloni një kohë të gjatë duke pastruar ose fërkuar lëkurën tuaj, qoftë me përbërës të posaçëm ose jo, nuk duhet ta bëni këtë nën dush të gjatë. Ndërsa Dr Patricia Farris shprehet kështu: “Nuk ka rëndësi se ku lani fytyrën tuaj, për sa kohë që ju e lani atë dy herë në ditë.”

A ka rrezik që të krijohen akne nga larja e fytyrës në dush?

“Larja e fytyrës tuaj në dush largon papastërtinë, sebumin, dhe ndotjen. Nuk ka prova që larja në dush ju bën që t’ju krijohen akne”, sqaron Dr. Farris. “Nëse  po përdorni acid salicilik, acid glikolik, ose peroksid benzoyl,  në larësin e fytyrës këto përbërës do t’ju ndihmojnë që aknet tuaja të qetësohen

Nëse keni dëgjuar për rregullin e 60 sekondave duhet të mësoni tani që nuk është i saktë! Asnjë njeri nuk e mat kohën kur lan fytyrën sepse nuk është njësoj me dhëmbët tuaja. Larja varet nga sa jeni lyer apo jo apo sa kohë keni qenë jashtë etj etj.


TË NGJASHME