HomePolitikë

‘Duhet një opozitë demokratike’, zbardhet porosia e PD pas deklaratës së Borchardt

Është zbardhur porosia e Partisë demokratike, pas deklaratës së ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt. Mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka thënë që të mos bëhet asnjë lloj komenti lidhur me deklaratat e tij, pasi sipas tij është një diversion i pastër për të larguar vëmendjen nga kriza politike.

Asnjë koment për deklarata e Borchard. Është diversion i pastër për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchardtdhe as me Spiropalin. Por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet’, shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.

Ndërkohë kujtojmë që ambasadori i OSBE-së theksoi sot se ‘qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët’.


TË NGJASHME