HomeShowbiz

‘Duhet të kesh turp nga vetja’, modelja sulmohet në mes të New Yorkut

Një skenë jo fort e këndshme ka ndodhur sot për Chrissy Teigen e cila është sulmuar verbalisht nga një protestues me fjalë jo të hijshme. TMZ shkruan se një protestues i acaruar e quan Teigen me zë të lartë një vrasëse dhe qenie njerëzore të pashpirt.

“Duhet të të vijë turp nga vetja. Je një vrasëse e pashpirt, pse i urren kaq shumë kafshët, pse? “, thotë ndër të tjerash protestuesi.

Arsyet e këtyre akuzave të rënda ende nuk dihen, por pavarësisht kësaj Chrissy e përballoi siç duhet situatën, duke vazhduar të pozonte e qetë në Cipriani në New York City.


TË NGJASHME