HomeShowbiz

‘Duhet të luftoja për muzikën time’, Rita Ora rrëfen sfidat në fillimet e karrierës

Rita Ora është kthyer në një ndër këngëtaret më të suksesshme në botë, megjithatë fillimet e karrierës së saj nuk kanë qenë shumë të lehta. Këngëtarja ka treguar për ‘Cosmopolitan’ peripecitë që ka kaluar.

Këngëtarja shqiptare ishte vetëm 16 vjeç kur mendonte se ia kishte dalë, por në takim me një studio muzikore, i thanë se ishte shumë e vogël.

“Prapa skenave kishte kishte shumë probleme politike që unë nuk i dija, por e bënin të vështirë që unë të isha vetvetja dhe të mund të luftoja për muzikën time. Unë kam bërë albume që asnjëri nga ju nuk do i dëgjojë ndonjëherë dhe kjo vetëm nga koha dhe njerëzit që thonin: ‘Kjo nuk bën, kjo nuk mjafton, kjo nuk është mirë’”

Bëra gjithçka që ishte e mundur që qëndroja përpara fytyrave të tyre gjatë gjithë kohës. Thoja nuk keni për të shpëtuar prej meje, nuk ka për të ndodhur. Doja që të gjithë të mendonin që unë isha aty për të qëndruar” është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare.


TË NGJASHME