HomeRajon

Duhet të përfshihen Rusia dhe Kina në dialogun Kosovë- Serbi?

MundësitëRusia dhe Kinapërfshihendialogun mes Kosovës e Serbisë po konsiderohen si të papranueshme nga spektri politik kosovar.

Reagimet erdhën pas deklaratave të udhëheqësit të Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq, që në dialogun mes Kosovës e Serbisë duhet të përfshihen veç Amerikës, edhe Rusia dhe Kina.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka thënë për “Zërin” se përveç Bashkimit Evropian dhe Amerikës asnjë shtet tjetër nuk duhet të diskutojë për përfshirjen në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se përfshirja e shteteve tjera në dialog do të jetë e papranueshme për Kosovën.

“Nuk ka nevojë asnjë palë tjetër të përfshihet në dialog përveç Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Èshtë e panevojshme dhe për ne kjo është e papranueshme”, ka thënë ai.


TË NGJASHME