Lajme Lifestyle Moda

Duhet të shkoni në një dasmë në dimër? Disa ide si të dukeni bukur

Vera dhe vjeshta janë stinët e mbushura me dasma dhe idetë se çfarë të veshim janë të shumta, pasi edhe moti i ngrohtë na favorizon. Ndërsa dimri nuk njihet si një stinë dasmash dhe ndonjëherë na duket sikur çfarëdolloj gjëje të veshim nuk do dukemi bukur.

Por, edhe në një dasmë në dimër mund të shkëlqeni njësoj si në verë. Mjafton të keni kujdes me copën e fustanit që zgjidhni, një copë e plotë, për shembull kadifja nuk do të ishte kurrë një zgjedhje e gabuar.

Mund të guxoni edhe me një fustan me temina apo xixa për të shkëlqyer në të gjitha kuptimet e fjalës. Për të qartësuar idetë tuaja, këto janë sygjerimet tona:

Fustan saten me mëngë të gjata

Fustan me fruda dhe mëngë tyl

Fustan kadife me supe të rëna

Nëse mund t`ia lejoni vetes rripat, ky fustan është perfekti

Fustan i mbushur me temina dhe i çarë nga njëra anë

Fustan-xhaketë i mbushur me temina

Sërish dhe gjithmonë kadife

Jumpsuit metalik

 

Related posts

Gjumi dhe ushtrimet fizike të fuqishme sa çdo ‘ilaç i mençurisë’

Mila

Këto probleme ju paralajmërojnë për mungesë vitaminash!

Mila

Vdekja e Jacques Chirac, mesazhi ngushëllues i Presidentit Meta

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!