HomeShowbiz

“Duke marrë rreze dielli”, Roza Lati tregon si po e kalon karantinimin

Rregullat e vendosura nga qeveria duke kufizuar lëvizjen për çdo qytetar, ka bërë që të gjithë të mbyllemi nëpër shtëpia, duke kaluar ditë jo të zakonshme dhe larg nga rutina e përditshme. Këto masa të qeverisë janë aplikuar edhe te personazhet e showbizz-it shqiptar, që shpeshherë ndajnë foto apo video nga aktiviteti i tyre i përditshëm duke na dhënë ide se si ta kalojmë sa më bukur këtë kohë izolimi.

Moderatorja e mirënjohur Roza Lati është një prej atyre personazheve që po zbaton me përpikmëri të gjitha rregullat e vendosura. Ditën e sotme, Roza vendosi të na “qerasë” me disa foto, ku tregonte se si kishte kaluar ditën e sotme.

E veshur me bikini të verdha dhe nën shoqërinë e dy qenve të saj, moderatorja kishte vendosur që ditën e sotme të përfitonte nga koha e mirë dhe të merrte disa rreze dielli.

“Dita 16 e Karantines.
Doli dielli nga ora 12:00 deri ne 14:00…
Ne gocat e shpis morem rreze
Roza & Çaça Budalaça”
, shkruan Roza në përshkrimin e fotove.


TË NGJASHME