HomeShowbiz

“Duke menduar për ty”, vajza e Paul Walker postime prekëse për të atin

Vitet kalojnë dhe vajza e aktorit të ndjerë Paul Walkeri është rikthyer postimeve prekëse për babain e saj.

Meadow nuk është shumë aktive në rrjete sociale, por asnjëherë nuk kanë munguar fotot me babain e saj të ndjerë nga koha e fëmijërisë.

Vajza e Paul Walker, Meadow, ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj të Instagramit një foto të rrallë të aktorit të ndjerë, e cila nuk ishte postuar më parë.

1.JPG

Në foton e publikuar shfaqet ylli i “Fast and Furious” duke u larë në oqean së bashku me një derr të egër.

Përkrah fotos vajza e Paul ka shkruajtur:

12436360-1-1490012152-650-8d3034205d-1490096655.jpg

“Duke menduar për ty”- ka shkruar Meadow e cila na ka copëtuar zemrën me këtë postim të ndjerë për babain e saj.

Ky postim i preku të gjithë.

Për herë të fundit ajo kishte publikuar një foto të tij në shtator të 2017-tës.

20-vjeçarja është vajza dhe fëmija i vetëm i aktorit të njohur dhe ajo ka ardhur në jetë nga ish-partnerja e tij Rebecca Soteros.

k.JPG


TË NGJASHME