HomeShowbiz

Duke nisur që sot mund të humbisni të gjitha bisedat e WhatsApp

Kompania e njohur ka bërë me dije se duke nisur nga dita e sotme, të gjithë mund t’i humbisni bisedat tuaja të WhatsApp, nëse nuk ndiqni disa udhëzime.

Këto ndryshime vijnë pas një marrëveshjeje të arritur me Google, tani të gjitha bisedat, fotografitë dhe videot e dërguara përmes aplikacionit mund të ruhen në Drive, shërbimi i pritjes e arkivave të gjigantit teknologjik.

Për të shmangur humbjen e të gjithë skedarëve dhe bisedave, këtu janë hapat për t’i ruajtur ato në Google Drive: 1-Hapni WhatsApp. 2-Zgjidhni butonin “Menu”, “Settings”, “Chat” dhe klikoni mbi Backup. 3- Ju mund të zgjidhni “Ruaj” për të krijuar një rezervë menjëherë. 4-Gjithashtu mund të klikoni “Ruaj te Google Drive” dhe përzgjidhni frekuencën me të cilën dëshironi që kopjet rezervë të ruhen. 4-Nëse nuk keni një llogari të Google Drive, shtypni “Shto llogari”. 5-Së fundi, zgjidhni “Ruaj duke përdorur” për të zgjedhur llojin e rrjetit që dëshironi të përdorni për të ruajtur kopjet rezervë.

Për të shmangur përdorimin e të dhënave celulare, ne rekomandojmë ta lidhni telefonin tuaj me një rrjet Wi-Fi para se të ruani të dhënat tuaja në Google Drive. Vlen për t’u përmendur se ky ndryshim do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, sepse WhatsApp tashmë ka një marrëveshje me Apple, i cili u lejon klientëve të saj të ruajnë bisedat dhe skedarët e tyre përmes iCloud, shërbimi kompanisë së Apple.


TË NGJASHME