HomeShowbiz

“Duke pastruar garazhin”, ja si po e kalon Emina Cunmulaj izolimin

Emina Cunmulaj një nga personazhet më të ëmbla shqiptare, së fundmi është futur në karantinë së bashku me dy vajzat e saj duke respektuar rregullat e vendosura në SHBA.

Ajo po e kalon kohën me fëmijët e saj dhe duke u kujdesur për shtëpinë. Një pjesë të aktiviteteve të saj të përditshme, modelja nuk ngurron t’i ndajë me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Në një video të postuar së fundmi, Cunmulaj shfaqet duke pastruar garazhin. Me nota komike, ajo tregon se këtë gjë ja ka kërkuar bashkëshorti i saj.

“Burri im më kërkoi të pastroj garazhin …. A je i lumtur zemër, të pëlqen ???”“Gruaja shqiptare se askush tjetër ”-shkruan Emina krahas fotos.

Në video shfaqet edhe një prej vajzave të saj që është duke luajtur me kukulla. Emina e ka marrë me sportivitet këtë “detyrë” dhe si një mundësi për të kaluar disa orë.


TË NGJASHME