HomeShowbiz

Duken si çifti perfekt, por prapaskenat nga jeta private e Kim dhe Kanye nuk janë të tilla

Kim Kardashian dhe Kanye West duken si çifti perfekt, por edhe mes tyre shpesh ka keqkuptime. Në serinë e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, Kim shfaqet e dëshpëruar pasi Kanye deklaroi shtatorin e kaluar publikisht se familja e tyre do të zhvendosej në Chicago. Duke qenë se ai nuk e kishte diskutuar këtë gjë me partneren e tij, Kim udhëtoi direkt nga Los Angeles në Chicago për t’u konfrontuar me Kanye.

“Çfarë do të bësh? Do të jetosh në Chicago dhe unë të jetoj në Kaliforni?”, – dëgjohet Kim teksa debaton me Kanye.

Në fakt duket se një pjesë e fajit është edhe e saj, sepse sipas Kris Jenner, Kim nuk i kushton fare vëmendje bashkëshortit të saj. Pas shumë diskutimesh, dyshja e njohur vendosën të qëndronin në Kaliforni dhe të blinin një shtëpi një Chicago për t’u rikthyer atje herë pas here.

Kujtojmë se Kim Kardashian dhe Kanye West janë prindër të 3 fëmijëve dhe presin që shumë shpejt të vijë në jetë edhe fëmija i tyre i 4. /revistawho.com


TË NGJASHME